Rama: Serbia do jetë në samit, e kundërta do ishte katastrofë për Vuçiç

4 Dhjetor 2022 | 11:28

Kryeministri Edi Rama tha se Serbia do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë në 6 dhjetor.

Në një komunikim me mediat në rrjetet sociale rreth samitit që do të mbahet në Tiranë, Rama u përgjigj lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili tha se  Serbia nuk do të vijë jetë në samitin.

“Nuk emocionohem nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”, tha Rama.

Disa ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026