Policia blindon aeroportin e Rinasit, hiqen makinat e parkuara nga terminali
Të martën në Tiranë pritet të zhvillohet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Në kryeqytet pritet të mbërrijnë 27 liderët perëndimorë të Bashkimit Europian dhe 5 liderë të Ballkanit Perëndimor.
E pranishëm në këtë samit pritet të jetë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.
Gazetari Eni Ferhati raportoi nga aeroporti “Nënë Tereza” se do të ketë rrugë alternative për qytetaret që do duan t’i drejtohen aeroportit të Rinasit.
Qytetarët e Tiranës do mund të lëvizin nga rruga e Paskuqanit, më pas drejt Kamzës për të mbërritur drejt aeroportit të Rinasit.
Ndërkohë qytetarët nga Durrësi dhe zona jugore e vendit do të përdorin rrugën e vjetër nga Fushë-Preza për të mbërritur në aeroportin e Rinasit.
Ditën e sotme e gjitha autostrada Tiranë-Rinas, është e blinduar nga forcat e sigurisë, pasi një pjesë e delegacioneve të huaja pritet të mbërrijnë sot në vend.
Ndërkohë është bërë pastrimi i termalit nga makinat e parkuara.
Të gjitha qytetarët që banojnë brenda perimetrit të sigurisë duhet të largojnë automjetet e tyre.
Në terren janë të angazhuara rreth 2 mijë forca policie.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë