Vuçiç takim me Lajçak: Pritet vendimi i presidentit serb për pjesëmarrjen në Tiranë

5 Dhjetor 2022 | 11:41

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, ndodhet në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Presidenti i Serbisë njoftoi se do të marrë një vendim për pjesëmarrjen në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor më 6 dhjetor në Tiranë, pas bisedimeve me Lajçakun.

Vuçiç pak ditë më parë bëri të ditur se nuk do të shkojë në Tiranë, pasi kryeministri i Kosovës emëroi Nenad Rashiç si ministër të ri në qeverinë e Kosovës, pasi përfaqësuesit e Listës Serbe u larguan nga qeveria. Vuçiç e quajti Rashin “llum” dhe reagimin e BE-së për emërimin e tij “të turpshëm”.

Beogradi dhe Prishtina së fundi kanë arritur një marrëveshje në Bruksel për çështjen e targave, e cila ka shkaktuar tensione në veri të Kosovës gjatë vitit të kaluar. Përfaqësuesit serbë, megjithatë, ende nuk janë kthyer në institucionet e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026