Dosjet e Speciales, Ganimete Musliu: Po tentohet të barazohet viktima me kriminelin

25 Shtator 2020 | 13:10

Në një intervistë për Euronews Albania, Ganimete Musliu, deputete e PDK-së foli rreth Gjykatës Speciale duke e konsideruar këtë të fundit thjesht si lojë politike e po të kthehemi pas në vitin 2015 ajo nuk e dha votën e saj për ligjin e Gjykatës Speciale.

“Askush asnjëherë nuk është kundër drejtësisë dhe kundër zbardhjes së krimeve por Gjykata Speciale, atëherë e kam thënë dhe vazhdoj ta them edhe tani  ka qenë   një gjykatë e cila ka qenë e njëanshme politike”,- tha ajo teksa theksoi se kjo gjykatë tenton të barazojë viktimën me kriminelin.

Ajo mbron fuqishëm qëndrimin e saj duke sjellë në vëmendje se kjo Gjykatë po bashkpunon me zyrtarët e lartë të aparatit shtetëror serb.

Musliu ja vuri fajin nënshkrimit të ligjit për Specialen që në 2015 sepse sipas saj fakti që populli është në të tillë presion dhe po kalon këtë situatë është vetëm sepse diskurset që po realizohen në këtë periudhë duhet të ishin mbajtur 5 vite më parë.

“Si komb duhet të mësohemi t’i parandalojmë gjërat e jo vetëm të reagojmë dhe të ankohemi për padrejtësitë që po na ndodhin. Edhe tani duhet të dalim me qëndrim si komb në mbrojtjes të Luftës Çlirimtare të Kosovës. Nëse ende mendohet se kjo Gjykatë nuk synon njollosjen e luftës tonë mendoj që është kulmi i injorancës politike e kombëtare në vend”,- u shpreh znj. Musliu.

Pyetur se çfarë mendimi ka për drejtuesit e Kosovës ndër vite dhe a kanë mundur ata ta mbrojnë sa duhet Luftën Çlirimtare të Kosovës, deputetja e PDK-së ka vendosur të jetë e rezervuar duke thënë se i intereson më së shumti të mbrojë qëndrimin e saj dhe  të jetë një përfaqësuese e denjë e qytetarëve të vendit.

Sa i përket të zhdukurve të luftës znj. Musliu tha se ajo çështje duhet të ishte mbyllur direkt pas përfundimit të luftës ose të paktën pas shpalljes së pa lenë pa përmendur se kjo është një temë e mundimshme e tepër delikate.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026