Qeveria e Kosovës ndryshon masat anti-Covid
Qeveria e Kosovës vendosi të premten të miratojë ndryshime të tjera në masat anti-Covid ndërsa kaloi dhe fondin e pagave për orët shtesë të punonjësve të shërbimit publik.
Kështu sipas vendimit të qeverisë tashmë në Kosovë:
- do të ndalohen tubimet dhe grumbullimet e më shumë se 5 personave në sheshet publike;
- do të ndalohet muzika në bare e restorante pas orës 21:00;
- do të ndalohet aktiviteti i bareve dhe restoranteve nga ora 23:30 deri në 05:00;
- do të ndalohen festimet familjare (ahengje);
- transporti publik detyrohet të funksionojë me kapacitete të përgjysmuara;
- do të mbyllen tregjet publike të automjeteve dhe kafshëve;
- do të lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore në teatro, muze, biblioteka dhe kinema me kusht shfrytëzimi deri në 40% i mjediseve të tyre;
- do të lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura;
- matja e temperaturës do të bëhet e detyrueshme për të gjithë në mjedise publike dhe private;
Qeveria ka kërkuar që të gjitha strukturat rajonale spitalore të riorganizojnë shtabet e tyre anti-Covid, ndërkohë që për të gjitha aktivitetet ekonomike kërkon që të publikohet manuali i veprimtarisë sipas protokollit shëndetësor.
Gjithashtu qeveria ka vendosur që në konsultim me listën e Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve t’u kërkojë testin për Covid-19 të huajve që vijnë nga këto zona në Kosovë.
Për ata që do të jenë tranzit do të kërkohet që të nënshkruhet një deklaratë në të cilën thuhet se personi në fjalë do të largohet nga 3 deri në 5 orë nga territori i Kosovës (në varësi të mjetit të transportit, makinë apo avion).
Ndërkohë u miratua fondi prej rreth 4 milionë euro për pagesën e orareve të shtuara të punonjësve të shërbimit publik.
Në Kosovë janë diagnostikuar 12,685 raste me COVID-19, prej së cilave 8,788 janë mundur të shërohen ndërsa 488 janë mbyllur me pasojë vdekjen.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq