Si e përzumë Sali Berishën nga lëvizja studentore, rrëfehet ish-studenti i Dhjetorit

8 Dhjetor 2022 | 17:30

Vullnet Spahiu, ish-student i lëvizjes studentore të viteve ’90 dhe tregoi se si nisi lëvizja që çoi në rënien e komunizmit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu kujtoi se nismëtarë ishin studentët e inxhinierisë mekanike dhe elektrike të cilët dolën nga godinat e Qytetit Studenti pasi u fikën dritat.

Ai tregoi se si mëngjesin e 9 dhjetorit studentëve u ishin bashkuar edhe pedagogët, mes të cilëve Sali Berisha.

“Berishën e kundërshtuam se na tha djema, kërkesat tuaja do realizohen. E përzumë nga foltorja, atëherë ai u kthye dhe tha: unë jam me ju nëse ju bashkoheni me mua. Unë jam për pluralizëm politik, jo kërkesa ekonomike. Atëherë iu bashkuam të gjithë. Ishim të bindur se liri mendimi pa pluralizëm nuk kishim”, kujtoi Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023