Nikola Dimitrov shpjegon për Euronews mundësitë e anëtarësimit në BE

10 Dhjetor 2019 | 06:04

Tetorin e kaluar, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të plotësonin ambiciet e tyre për të qënë pjesë e familjes së madhe europiane, pasi krerët europianë u thanë “jo” fillimit të bisedimeve të anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të gjithë pranuan se Maqedonia e Veriut kishte plotësuar detyrimet e saj. Vendi përmbylli Marrëveshjen e Prespës me Greqinë madje ndryshoi edhe emrin – të gjitha për të siguruar të ardhmen e saj në tryezën e bisedimeve me BE.

Në anën tjetër, disa vende shprehën shqetësime për përparimin e Shqipërisë.

Gjatë intervistës për Euronews, Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut thotë se ndarja e ofertave të anëtarësimit të tyre mund të jetë një zgjidhje.

“Unë mendoj se suksesi i njërit vend, është lajm i mirë për të gjithë rajonin. Si fqinjë dhe fqinj të mirë ne besojmë se Tirana duhet të jetë në gjendje të fillojë edhe rrugëtimin e saj evropian. Kështu që mendoj se dy nga dy është më e mira, duhet të punojmë për të gjetur një emërues të përbashkët. Por nëse kjo nuk është e mundur, atëherë na duhet një dinamikë pozitive, jo një dinamikë negative”, u shpreh Dimitrov.

Për Dimitrov, nuk ka alternativë tjetër për vendin e tij dhe rajonin përveç anëtarësimit në BE.

Tetorin e kaluar, Këshilli Evropian vendosi se çështja e zgjerimit të diskutohej “para Samitit të Zagrebit”,  që do të mbahet në maj. Sipas Ministrit, një marrëveshje duhet të arrihet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026