Bërnabiç: Do kërkojmë gjithçka për Kosovën në përputhje me Rezolutën 1244

9 Dhjetor 2022 | 12:16

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për tensionet në veri, duke e cilësuar atë si një njeri të papërgjegjshëm që sjell konflikt të armatosur.

Sipas saj, komuniteti ndërkombëtar po hesht për lëvizjet e Kurtit, shkruan Euronews Serbia.

“Jam jashtëzakonisht e shqetësuar, ishte e vështirë të flija mbrëmë. Albin Kurti na solli të gjithëve, serbëve dhe shqiptarëve, në prag të luftës, por nuk e bëri i vetëm”, theksoi ajo.

Bërnabiç nënvizoi se serbët nuk janë të mbrojturnë Kosovë, as në jug e as në veri të Ibrit, dhe shtoi se Serbia është afër të kërkojë kthimin e forcave të saj, sipas rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Besoj se sot presidenti Aleksandër Vuçiç do të japë më shumë informacion për këtë, për takime të shumta dhe se Serbia ka të drejtë të kërkojë kthimin e forcave të saj në territorin e Kosovës sipas Rezolutës 1244, sepse KFOR-i nuk po e bën atë”, u shpreh ndër të tjera kryeministrja serbe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026