Rihapja e aktivitetit në mjediset e mbyllura, baret ankohen se nuk kanë hapësira të mjaftueshme për ruajtjen e distancës
Protokolli për hapjen e bareve dhe restoranteve edhe në ambientet e brendshme për bizneset duket i pazbatueshëm. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj në një intervistë për Euroneës Albania tha se një pjesë e konsiderueshme e këtyre bizneseve nuk kanë mundësi të ofrojnë ruajtjen e distancës fizike.
“Shumica e restoranteve ambientet e brendshme në të shumtat e rasteve nuk i kanë shumë të mëdha. Gjithë ky distancim do të thotë që do punojmë me 1 të katërtën e ambientit, i bie që të punojmë edhe me 1 të katërtën e stafit, i bie që edhe qiradhënësi të na e japë edhe ambientin me një të katërtën e qirasë,” – u shpreh Jahaj.
Protokollet përcaktojnë se për zbatimin e masave kundër koronavirusit ka përgjegjësi drejtpërdrejtë biznesi, por për Jahajn përgjegjësia u duhet dhënë edhe klientëve.
“Pjesa e përgjegjësisë i ngelet gjithmonë administratorit, në asnjë moment nuk bëhet thirrje që personat apo klientët të jenë edhe ata të përgjegjshëm edhe të zbatojnë edhe ata një sërë masash,” – shton Jahaj.
Për specialisten e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, vendimi për hapjen e ambjenteve të mbyllura në bare dhe restorante pas 6 muajsh ndërpreje, erdhi bazuar në qëndrueshmërinë e situatës epidemiologjike. Ndonëse disa shtete në Evropë, po zgjedhin të ri-mbyllin një sërë aktivitetesh
“Flitet për një udhëzues të përkohshëm, jemi fleksibël dhe kjo do të përkthehet në faktin se nëse do kemi ndryshim të situatës epidemiologjike, do të kemi ndryshim të masave. Ne kemi marrë në konsideratë faktin, sepse tashmë kanë kaluar më shumë se 6 muaj me Covid, që do të thotë se të gjithë ne jemi më të ndërgjegjësuar,” – shprehet Dervishi.
Përpos bareve dhe restoranteve edhe pishinat e mbyllura, duke nisur nga 1 tetori do kenë mundësi të rinisin aktivitetin e tyre.
Lexoni gjithashtu:
Hapja e ambienteve të mbyllura, Enri Jahaj: Sektori mbetet i gjunjëzuar
Hapja e restoranteve me rregulla strikte, Marjeta Dervishi nga ISHP: Udhëzuesi është i përkohshëm
Tre viktima, 132 raste të reja dhe 95 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino infektohet nga Covid-19
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni