Vuçiç-ndërkombëtarëve: Kosova nuk po respekton asnjë marrëveshje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është drejtuar ndërkombëtarëve duke i pyetur se cilën nga pesë marrëveshjet duhet të respektojë Beogradi, kur Prishtina dhe ata që e ndihmojnë nuk respektojnë asnjërën prej tyre.
Duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane se është e papranueshme dërgimi i forcave serbe në Kosovë, Vuçiç u shpreh se përgjigja ka ardhur në vend të komandantit të KFOR-it, i cili ende nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga Beogradi, shkruan Euronews Serbia.
Siç nënvizoi ai, KFOR-i do ta marrë kërkesën vetëm të enjten pasdite pas procedurave që duhet të ndiqen.
“Tani kam një pyetje për të gjithë ata: ju lutem, më thoni – unë do të paraqes para tyre 5 dokumente të rëndësishme – cilin prej tyre duhet ta respektojmë? Na thoni një dhe ne do ta respektojmë atë, zgjidhni ju. Doni Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit, Marrëveshjen e Uashingtonit?
Na thoni, çfarë doni? A e kuptoni se ata nuk respektojnë asnjërën nga ato marrëveshje, as Prishtina dhe as ata që i ndihmojnë. Tani e kanë pranuar se ua kanë bërë këtë edhe disa të tjerëve. Na thoni, çfarë doni?”, theksoi presidenti serb.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)