Sekretari i PD-së Ivi Kaso: Propozimi i opozitës hap vërtetë 100% listat e kandidatëve
Sekretari i Partisë Demokratike për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso analizoi për Ilva Now në Euronews Albania zhvillimin e fundit për sa i përket reformës zgjedhore.
Kaso e cilësoi propozimin e fundit të opozitës si “propozim i hapjes së vërtetë 100 për qind të listave të kandidatëve”.
“Kemi dhënë dakordësi për hapjen e listave të kandidatëve duke menduar se kështu adresojmë shqetësimin e qytetarëve, por kemi kërkuar garanci që shumica socialiste nuk do të ndryshojë e vetme rregullat e lojës për sa i përket ndalimit në ligjin zgjedhor, pasi Kushtetuta nuk i ndalon, të koalicioneve parazgjedhore në formatin aktual,” – u shpreh Kaso, i cili tha me besim se nëse socialistët e kanë të vërtetë vullnetin për të hapur listat ata do ta votojnë propozimin e saj.
Sekretari i PD-së tha se formula socialiste e listës së kandidatëve është më e komplikuar ndërkohë që me draftin e opozitës ai tha se tregohet se tashmë është plotësisht e mundshme që të hapen listat dhe të ruhet formula aktuale e koalicioneve.
I vënë përballë qëndrimit të socialistëve se koalicionet nuk mund të qëndrojnë sipas formulës me listë të hapur, Kaso tha se nuk ka asnjë shpjegim bindës për këtë, ai rikujtoi kushtet e vendosura nga partneritetet ndërkombëtar, ku kryesore është reforma zgjedhore.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq