A e kanë frikë Messin? Përgjigjja epike e Luca Modric

12 Dhjetor 2022 | 16:03

Pasi mposhti Brazilin dhe siguroi gjysmëfinalen, Kombëtarja e Kroacisë po finalizon përgatitjet në Katar për ndeshjen kundër Argjentinës.

Ndeshja e së martës është pengesa e fundit për Kroacinë për të luajtur në finalen e saj të dytë radhazi të Kupës së Botës.

Argjentina e Leo Messit do ta presë me padurim.

E ndër ata që bie në sy në këtë ekip është pikërisht kapiteni  Luka Modric.

“Mezi pres të luaj një tjetër gjysmëfinale kundër një ekipi të madh, kjo është ajo që pres me padurim, jo vetëm kundër një lojtari. Sigurisht që Leo është më i miri i tyre , dhe do të kemi shumë vështirësi ta ndalojmë, por ne jemi gati dhe do të japim gjithçka. Shpresoj të jetë e mjaftueshme për të qenë në finale, dua të luaj një tjetër gjysmëfinale”.- thotë ai.

Modric premton emocione, por nuk guxon të bëjë një parashikim për rezultatin.

 “Kemi shumë besim dhe kur bëhet fjalë për këto momente po tregojmë një mentalitet shumë të fortë”.- shton ai.

Këtë të martë do të mësohet finalistja e parë e Botërorit Katar 2022 Argjentina apo shteti Ballkanik Kroacia.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026