Kryetarja e KLGJ-së: Në shkurt do kemi rezultatet e hartës gjyqësore
Kryetarja e KLGJ-së, Nureda Llagami tha se në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj.
Këtë deklaratë ajo e bëri në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
‘KLGJ ka punuar në mënyrë proaktive në përgjigje të kërkesës për burime njerëzore në sistem. Në 4 vjet trupës gjyqësore i janë bashkuar 80 gjyqtarë të rinj, të parët që kanë kaluar me integritet testin e pasurisë dhe integritetit. Krahas gjyqtarëve, KLGJ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe administratës gjyqësore. Rritja e numrit të administratës gjyqësore është pasuar edhe me një rritje të shërbimit në gjykata. Pavarësia dhe llogaridhënia duhet të jenë dorë më dorë së bashku”, u shpreh Llagami.
Më tej ajo nënvizoi se në shkurt do të shihen rezultatet e prekshme të hartës së re gjyqësorë, teksa tha se do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila do të jetë e përqendruar për gjithë Shqipërinë.
‘Në shkurt 2023 do shohim rezultatin e parë dhe të prekshëm të hartës së re gjyqësore, pasi do të krijohet Gjykata e Apelit në Tiranë”, tha Llagami.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta