‘Enver Hoxha po rrotullohet në varr’, mesazhi i ambasadores Yuri Kim
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u shpreh në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore” se reforma në drejtësi ka bërë hapa para, duke shtuar se nuk duhet për asnjë moment që kjo të ndryshojë.
Ai theksoi se Enver Hoxha tashmë po rrotullohet në var ndërkohë që Shqipëria është Europë.
“Duhet të ketë drejtësi. Biznesmenët, duhet të dinë që kur të vijnë të blejnë pronat dhe kur të shkojnë në gjykatë duhet të dinë që gjykatësi do të vendosë në përputhje me ligjin. Kemi bërë përparim në fushën e mbrojtjes për herë të parë në histori. E kishit menduar këtë në ‘91 në ’97 apo gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
Ai madje po rrotullohet në varr, kjo është e ardhmja. Shqipëria është Europë dhe kjo është ajo që duan SHBA-të dhe për këtë arsye vazhdojmë të besojmë dhe duam drejtësi., Do të kishin dashur që ne të kishim qenë të heshtur, por ne jemi miqtë tuaj dhe duam që ju të jeni të fuqishëm, të pasur të aftë, partnerët tanë.
Një vend që vendet e tjera ta shohin dhe të thonë ia dolën mbanë. Ky është çasti, momenti, nuk është koha për t’u çlodhur apo për të thënë kjo mjafton, ne duhet të shtyjmë përpara sepse brezi i ardhshëm i shqiptarëve, amerikanëve, të mbështeten tek ju.
Të përveshim mëngët së bashku , të rrisim ritmin, të vendosim gjyqtarët në pozicionet e tyre, të sigurohemi që vendimet që bëjmë do të na çojnë drejt të ardhmes që nuk do të na ngecin diku.
Ne nuk mund të bëjmë pas, kjo është koha për të bërë përpara, KLGJ, Gjykatë Kushtetuese, institucionet e Vettingut, çdo anëtar duhet të bëni përpara drejt të ardhmes dhe gjithmonë së bashku”, u shpreh ambasadorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë