Kush alarmon Shkupin me bomba? Kaos mes qytetarëve

13 Dhjetor 2022 | 12:24

Prej disa javësh qytetarët në Maqedoni të Veriut frikësohen për shkak të alarmeve për bombë, të cilat herë pas here raportohen nga shkollat, qendrat tregtare por edhe nga institucione zyrtare.

Ministria e Brendshme shprehet se në të gjitha rastet, alarmet kanë qenë të rreme, por sidoqoftë përhapin panik në publik.

Qytetarët thonë se kanë humbur besimin se institucionet do të kapin autorët. Partia opozitare VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme.

Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi thotë se qytetarët e kanë marrë si diçka të përditshme alarmin për bomba dhe tashmë evakuimet janë bërë të zakonshme.

“Në fillim kishte frikë te nxënësit, merrej pak më me seriozitet edhe evakuimi ndoshta dhe diçka tjetër, por edhe mobilizimi i policisë ishte më i përpiktë, ndërsa tani pavarësisht se është e detyrueshme të respektohet protokolli i evakuimit, qytetarët janë më të relaksuar,” – u shpreh Iljazi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026