BE kritika Shkupit për korrupsion, Ambasadori Gir: Jeni në udhëkryq

10 Dhjetor 2022 | 19:17

Ekipi amerikan për sanksione që do të hetojë zyrtarët e korruptuar, ka ngjallur një mori kritikash dhe reagimesh kundër Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Diplomatët e huaj, të nxitur nga ambasadorja amerikane në Shkup Angela Agëllër, kanë kritikuar nivelin e lartë të korrupsionit në shtetit.

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir kujtoi investimet e shumta të Brukselit për luftimin e korrupsionit, duke kërkuar rezultate konkrete.

“Gjatë muajit të kaluar debati publik u fokusua në luftën kundër korrupsionit, kjo është mirë, por nuk është diçka e re. Nga ana e BE-së ne vazhdimisht dhe publikisht i theksojmë mossukseset në këtë fushë, e kemi përshëndetur suksesin kur ka ndodhur dhe bëjmë thirrje për veprim më serioz. Për këtë arsye në emër të BE-së përsëri bëj thirrje të bëhet më shumë. Ky vend është në udhëkryq, duhet të zgjedhë nëse do të ecë përpara, duke luftuar bindshëm korrupsionin ose do të lejojë që ai të lëshojë edhe më shumë rrënjë”- tha ai.

Zëvendës kryeministrja Sllavica GËRKOVSKA pranon kritikat dhe këshillon të gjithë qytetarët dhe institucionet të luftojnë bashkë fenomenin ndërsa kërkon më shumë rezultate nga gjyqësori.

“Në qoftë se kemi luftë selektive kundër korrupsionit, në qoftë se kemi vendime gjyqësore të mbushura me dyshime dhe të marra pa asnjë transparencë, nuk kontribuojmë për krijimin e besimit në institucione. Pavarësia gjyqësore nuk do të thotë se dikush ka të drejtë ta shkatërrojë sistemin nga brenda dhe të mos ketë asnjë përgjegjësi, përkundrazi, pavarësia gjyqësore sjell përgjegjësi shumë më të madhe, para së gjithash ndaj qytetarëve.”- tha  Sllavica gërkovska, zv/kryeministre.

Edhe ambasadori anglez në RMV Metju Luson ka kritikuar brishtësinë e Maqedonisë së Veriut ndaj korrupsionit.

Në një postim në rrjetin social Twitter ai ka shkruar se korrupsioni në Maqedoninë e Veriut përkeqësohet, dhe se e minon sundimin e së drejtës, krijon mosbesim në sistemin gjyqësor, dhe e dobëson administratën publike.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas...
13:29 | 24/06/2026