Agresori fal bodygardët, Shehu kërkon të mos ndiqen penalisht ata që e dhunuan

10 Dhjetor 2022 | 17:13

Agresori i Sali Berishës fali truprojat e ish-kryeministrit, të cilët e dhunuan. Siguria private e kryetarit të Partisë Demokratike rrezikonte të akuzohej për plagosje të lehtë ose dëmtime të tjera me dashje.

31-vjeçari Gert Shehu i cili goditi me grusht kreun e PD-së Sali Berisha në protestën e opozitës, ka kërkuar që të mos ndiqen penalisht truprojat që e dhunuan.

Kjo është deklaruar gjatë marrjes në pyetje të Shehut, teksa atij iu caktua masa e sigurisë arrest me burg. Truprojat e ish-kryeministrit rrezikonin të merreshin nën hetim për plagosje të lehtë ose dëmtime të tjera me dashje.

Gert Shehut iu caktua masa e sigurisë në ambientet e spitalit të Traumës ku po mbahet në mbikqyrje mjekësore dhe ruhet nga policie. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore, i riu pritet të transferohet në paraburgim.

Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut kërkoi një masë më të butë sigurie dhe theksoi se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

Lila gjithashtu është shprehur se agresori i Berishës flet me fragmente dhe bën deklarime të ndryshme. Gert Shehu akuzohet nga autoritetet për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje ndonse Sali Berisha e fali publikisht por nga ana tjetër e akuzon si të infiltruar nga policia kriminale.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026