Spahiu: Berisha sulmon Kim sepse dyshon që pas “grushtit” është SHBA
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kreu i PD-së Sali Berisha mendon se pas grushtit në bulevard nga Gert Shehu, fshihet SHBA.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu theksoi se Berisha e ka marrë si paralajmërim grushtin dhe kjo ka qenë arsyeja që Berisha reagoi ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim dhe ambasadorit britanik.
“Berisha ka qenë i ashpër sepse në vetvete ai ndjen se grushti ndaj tij ka qenë prapaskenë amerikane. Në logjikën e tij ai thotë se përse nuk më ndodhi 32 vjet. Pse kjo gjë ndodhi pikërisht në ditën kur vijnë kryeministrat dhe njerëzit më të fuqishëm në Tiranë.
Ai e ka marrë si një mesazh paralajmërues se ka kaluar vijën e kuqe kundër perëndimit dhe prandaj reagimi i Berishës kundër Kim dhe ambasadorit britanik është tejet i ashpër. Ai e ka marrë si paralajmërim të fundit grushtin. Berisha mendon se pas asaj goditje në bulevard, mund të fshihet një dorë e perëndimit për ta paralajmëruar si kërcënim të projekteve perëndimore.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shtyhen zgjedhjet në veri të Kosovës, pritet të mbahen në muajin prill
- Tensione në veri të Kosovës, serbët bllokojnë rrugët në Zveçan dhe Leposaviç
- Ambasadorja Kim: Do luftojmë korrupsionin, do vijojmë me shpalljet non grata
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë