“SHBA u përball me mosmirënjohje”, Spahiu: Kim kuptoi teatrin Rama-Berisha
Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh gjatë një interviste për Euronews Albania se SHBA-të janë përballur me një mosmirënjohje të qeverisë shqiptare në përfundim të mandatit të Yuri Kim.
Spahiu nënvizoi se Kim dhe SHBA e kanë kuptuar teatrin e Ramës dhe Berishës.
“Ambasadorja amerikane është detyruar sot të dalë dhe të japë një mesazh të qartë për publikun, prandaj mbarë populli shqiptar ta marrë vesh. Për sa kohë Edi Rama të jetë kryeministër, Sali Berisha nuk do të hetohet. Për sa kohë Berisha të jetë kreu i opozitës, Edi Rama do të ketë kryeministër. Tashmë Yuri Kim dhe SHBA janë të qartë se ka një teatër politik mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, ka një zhgënjim shumë të madh SHBA-së, të cilat në fund të mandatit të zonjës Kim janë përballur me një mosmirënjohje nga qeveria”, u shpreh Spahiu.
Sa i përket reagimit të Ministrisë së Jashtme, Spahiu tha se kjo ministri shkeli etikën.
“Në një rast të paprecedent ministria e Jashtme është marrë publikisht me fundin e mandatit të ambasadores amerikane. Ministrja e Jashtme nuk është DASH”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani