Tensionet në veri, Salianji kritika te ‘Siguria”: S’kemi ende asnjë qëndrim

13 Dhjetor 2022 | 12:43

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji kërkon nga Komisioni i Sigurisë që të mbahet qëndrim e të diskutohet situata në veriun e Kosovës.

Sipas tij, institucionet e Shqipërisë janë “shterp” për aq kohë sa nuk i qëndrojnë këto kohë të vështira pranë Kosovës.

“Jemi në një situatë kritike në veriun e Kosovës. Dhe ne jemi Komisioni i Sigurisë, që deri më sot s’kemi bërë asnjë diskutim për këtë. Jemi në një situatë kur Putin po kontrollon presidentin e Serbisë për të destabilizuar Evropën.

Për të qenë të përgatitur ndërkohë që presidenti e kryeministrja që kërkojnë 1 mijë trupa në Kosovë, duhet të thërrasim drejtuesit e shërbimeve, ministrin e mbrojtjes për të diskutuar, për të marrë informacion dhe për të kërkuar llogari nëse Shqipëria si gjendet sot Kosovës, atëherë më mirë mos ekzistojnë fare, institucione kot. Nuk shoh asnjë qëndrim nga Parlamenti për këtë çështje, as nga Komisioni i Sigurisë. Lërë Ramën ti se Rama është mbreti po ai e ka vëlla Vuçiçin. Ti duhet të dalësh vetë si gjeneral dhe të shkosh atje në front”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026