Arrestohet 42-vjeçari në Elbasan, shpërndante kokainë dhe kanabis
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 42-vjeçar me iniciale Ilir Faci pasi shpërndante kokainë dhe kanabis.
Gjatë operacionit “Shëtitorja” janë sekuestruar 1 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza kokaine dhe kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.
Njoftimi i policisë:
Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari që shpërndante kokainë dhe kanabis, në qytetin e Elbasanit.
Sekuestrohen 1 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, doza kokaine dhe kanabisi, 1 peshore elektronike dhe 2 aparate celulare.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shëtitorja”.
Në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga shtetasi I. F., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur në flagrancë me doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 1 peshore elektronike, 2 aparate celulare dhe dozat me kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aktivitetit të tij kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë