90 km për një seancë, 55-vjeçarja nga Berati udhëton dy herë në muaj drejt Tiranës

13 Dhjetor 2022 | 16:05

Ka dy orë që pret bashkëshorten për të përfunduar seancën e kimioterapisë. Rakip Hoxha së bashku me gruan e tij, Veziko Hoxhën duhet të vijnë thuajse dy herë në muaj në Tiranë për të marrë trajtimin mjekësor pranë Onkologjikut kjo pasi spitali i Beratit nuk ia ofron.

“Në Berat nuk i bëjnë analizat. Bridh ne, bëj analizat andej, bëj analizat këtej. Sorollatje, një herë dalin rruazat e bardha të ulëta, përkeqësohet, shtyj datën.”- Rakip Hoxha, Bashkëshorti i pacientes në onkologjik.

Mundësitë janë të pakta, duhet t’i bëjnë mirë llogaritë se si me 14 mijë lekë të reja duhet të paguaj rrugën, ilaçet dhe çfarë mbetet për tu ushqyer.

‘”Skanerin e bëmë në privat 410 mijë lekë, e bëmë në shtetëror ishte pa vlerë. Ajo merr 30 kokrra 76 mijë lekë. Me borxh ku t’i gjejmë t’i japim. Sa ka shkuar në total? Eh kush e llogarit atë sa ka shkuar, sa do shkojë thuaj”- shton ai.

Shumica e pacientëve janë të detyruar të vijnë nga rrethet për t’iu drejtuar spitaleve të Tiranës kjo për shkak të mungesës së mjekëve, infermierëve, por edhe të medikamenteve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026