Strategji kundër shqiptarëve, Sunak: Stop paligjshmërisë, oficerë në aeroport

13 Dhjetor 2022 | 16:53

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka premtuar angazhimin e një stafi më të madh për të bllokuar fluksin e emigracionit të paligjshëm brenda fundit të vitit të ardhshëm.

Në kuadër të planit të prezantuar nga shefi i qeverisë, një njësi prej 400 specialistësh do të formohet për të menaxhuar kërkesat e azilkërkuesve shqiptarë.

Gjithashtu, oficerë të policisë kufitare britanike do të vendosen në Shqipëri, në aeroportin e Tiranës, në kuadër të një marrëveshjeje të re të arritur mes dy vendeve.

Për kryeministrin Sunak, ka ardhur koha që paligjshmëria me trafiqet dhe kërkesat për azil të marrë fund.

“Është e padrejtë që njerëzit të vijnë këtu ilegalisht. Është e padrejtë që nga kapacitetet tona për të ndihmuar të përfitojnë njerëz që vijnë nga vende tërësisht të sigurta. Është e padrejtë për ata që emigrojnë legalisht, ndërsa të tjerë vijnë duke ia hedhur sistemit. Dhe mbi të gjitha është e padrejtë për qytetarët britanikë të jetojnë sipas ligjeve, ndërsa të tjerët vijnë këtu ilegalisht dhe përfitojnë duke i shkelur ato.

Nuk është mizore, apo e pasjellshme të përpiqesh të shkatërrosh këto banda kriminale që përfitojnë nga mjerimi i njerëzve dhe që shfrytëzojnë mangësitë e sistemit tonë. Mjaft është mjaft”- u shpreh Rishi Sunak, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.

Në një raportim në Dhomën e Përfaqësuesve lidhur me fenomenin, Sunak ka theksuar se Shqipëria është një vend i sigurt dhe në këto kushte, kthimi i emigrantëve është i pashmangshëm.

“Një e treta e atyre që erdhën me varka në britani këtë vit janë shqiptarë. Thuajse 13 miijë persona janë shqiptarë. Dhe sërish, Shqipëria është një vend i sigurt. Është konsideruar i sigurt për kthimin e emigrantëve nga Gjermania, Franca, Italia dhe Suedia. Është një vend që ka akses në BE, një aleat në NATO dhe një anëtar i Traktatit kundër trafiqeve, sikurse Britania.

Vetë kryeministri i Shqipërisë ka deklaruar se nuk ka arsye përse të mos i kthejmë azilkërkuesit shqiptarë mbrapsht. Vitin e kaluar, Gjermania, Franca, Belgjika dhe Suedia të marra së bashku refuzuan thuajse 100 për qind të kërkesave të azilit nga shqiptarët. Kuota e refuzimit tonë është 45 për qind dhe nuk duhet të vazhdojë”.- tha Rishi Sunak.

Në vijim të njoftimit të strategjisë së tij, Sunak ka njoftuar angazhimin e një stafi prej 700 personash, kryesisht oficerë, për të monitoruar varkat e vogla që kalojnë përmes kanalit të La Manshit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026