Komedia turke ‘Pas Zeros’, bashkëpunimi me aktorët shqiptarë mbushi teatrin e Korçës

13 Dhjetor 2022 | 16:29

Rrjetet sociale, marrëdhëniet e shtirura me njerëzit, falsiteti dhe gënjeshtrat janë sjellë në formë komike në shfaqjen e dhënë në teatrin e Korçës.

“Pas Zeros” është vepra turke e cila u soll në shqip nën regjinë e regjisorit turk Ali Volkan Centikaya.

Peshën e aktorit kryesor e ka mbajtur Amos Zaharia të cilin e ka shoqëruar edhe aktorja Desara Xhangolli, një dyshe të cilët përmes komedisë I dhanë edhe mesazhe publikut artdashës korçar.

“Është ndërthurja e zhanerit të komedisë me dramën ajo që e bën veprën të funksionojë dhe besoj se është magnet sepse e qeshura e tërheq publikun, vjen duke qeshur dhe ikën duke menduar. 00:37 personazhi në vetvete ka disa thyerje, njëherë je duke qeshur pastaj në moment kalon në tjetër dimension. Mesazhi i veprës është se duhet të jemi pak më të sinqertë me njeri tjetrin “– thotë Amos Zaharia.

“Besoj u prit shumë mirë, reagimi që përqafuan gjithë personazhet. Ka një sërë mesazhesh në fakt por ai që është më i rëndësishmi në kohën që jetojmë është mungesa e sinqeritetin dhe maska që ne vendosim “– shprehet Desara Xhangolli.

Për regjisorin turk i cili e pati për herë të parë vendosjen e një shfaqje në teatër shqiptar, misioni u arrit, pasi në të dyja netët salla ka qenë plot.

“Ishte hera ime e parë që vija në Shqipëri, as si turist nuk kisha ardhur dhe po largohem i lumtur sepse në të dyja netët salla ka qenë plot me njerëz. Zakonisht vetëm në premierë ka entuziazëm por kjo shfaqje ishte ndryshe. Po iki i lumtur sepse bëra shqiptarët të qeshnin dhe të mendonin njëkohësisht, do të rikthehem përsëri në këtë vend nëse më thërrasin”- thekson Ali Volkan, regjisor.

Gjatë muajit Dhjetor do të jenë mbi 15 shfaqje që do të luhen në teatrin e qytetit, në kuadrin e festave të fundvitit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026