Kush i blen apartamentet? 40 mijë banesa të reja janë bosh

13 Dhjetor 2022 | 16:10

Për të blerë një apartament në zonat kryesorë të Tiranës, një qytetari shqiptar i duhen kursimet e disa dekadave.

Por shitjet në kryeqytet nuk mungojnë. Emigrantët dhe të huajt janë ata që kryesojnë listat si blerësit më të shumtë në kryeqytet dhe në zonat bregdetare të vendit.

“Ka një rritje të blerësve, si për qira dhe për shitje. Ka një fluks të huajsh, që kanë interes për të blerë në Shqipëri dhe kjo vihet re kryesisht në tre mujorin e fundit të vitit. Çmimet në rajon, ne jemi shumë më lirë dhe kjo e bën Tiranën një atraksion për ta. Sa i përket qytetarëve shqiptarë, janë emigrantët që mbajnë flamurin e blerjeve”, u shpreh  Orges Beti, agjent imobilar.

Agjentët imobilarë, tregojnë se ka kërkesa për të blerë apartamente, por tregu nuk ofron hyrje për të gjithë.

“Sot ka një kërkesë për apartamente, ka kërkesë dhe ka një mungesë apartamentesh në treg. Mund të jenë rreth 40.000 apartamente që nuk banohen, pra janë të blera dhe janë të mbyllura”, tha ai.

Referuar Indeksit të Pronave, çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë llogaritet në rreth 1200 euro/m2 në fund të 9-mujorit 2022, ndërsa paga mesatare është 60.6 mijë lekë.

“Unë do propozoja që të kishim një taksë të shtuar për apartamentet e dyta dhe të treta, që ti vënë në eficentë, t’i fusim në tregun imoblar dhe të shfryjmë pak kërkesën si për qira dhe për blerje. Duke i futur dhe këto apartamente që janë bosh të pabanuara”, tha agjenti.

Një qytetari në vendin tonë, i duhet të punojë rreth 2 dekada e gjysmë më shumë për të blerë një apartament në kryeqytet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026