Portieri 18-vjeçar shqiptar transferohet nga Dinamo te Eintrahti i Frankfurtit

13 Dhjetor 2022 | 16:36

Portieri Simon Simoni ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij futbollistike. 18-vjeçari i cili ishte pjesë e skuadrës së Dinamos është transferuar në Bundesligën gjermane, ku do të mbrojë portën e gjigantëve të Eintraht Frankfurt.

Fillimisht pjesë e akademisë së Shënkollit dhe më pas u transferua tek nëndetësja, ku iu besua formacioni i titullarit.

Pas dy sezonesh tek kryeqytetasit, tashmë Simoni do të provojë veten tek një nga ligat më të forta në botë dhe me një skuadër e cila ka fituar Europa Ligën në sezonin e shkuar.

Transferimi i Simonit është konfirmuar në rrjetet sociale të të dyja skuadrave, ndërkohë prej kohësh pritej një largim i të riut nga 18 herë kampionët e vendit. Kontrata me gjermanët e mban Simonin me këtë skuadër deri në 30 qershor të 2027-ës.

Ky hap i madh në karrierën e futbollistit nga Lezha i jep atij më tepër siguri për të gjetur vendin në kombëtaren A.

Simoni ka zhvilluar 21 paraqitje për kombëtaren U21, ndërkohë u thirr në muajin qershor dhe nga ish-trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026