Vuçiç takon Lajçakun dhe Escobar-in në Beograd

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç
14 Dhjetor 2022 | 15:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka takuar në Beograd përfaqësuesin special të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Sipas protokollit, 30 minuta më pas, atyre iu bashkua edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, shkruan N1. Pas takimit, nuk pritet të mbahen deklarata për mediat.

Më herët gjatë ditës së sotme në Instagram, Vuçiç pyeti bashkësinë ndërkombëtare dhe partnerët perëndimorë “cilin nga gjashtë dokumentet e rëndësishme” duan që Serbia të respektojë dhe renditi pesë të parat, – Marrëveshjen e Kumanovës, Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Brukselit dhe Marrëveshjen e Uashingtonit. dhe më pas dokumentin e Selanikut për zgjerimin e BE në Ballkanin Perëndimor.

Po ditën e sotme në Beograd, Escobar do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç.

Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së mbërritën në Beograd pas takimeve në Prishtinë, në një kohë ku janë shtuar tensionet në veri të Kosovës, pasi serbët kanë vendosur barrikada pas arrestimit të fundit të ish-oficerit sserb, Dejan Pantiç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026