Pas vizitës në Kosovë, Escobar dhe Lajçak udhëtojnë drejt Serbisë, takim me Vuçiç

14 Dhjetor 2022 | 09:21

I Dërguari i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak dhe ai i SHBA-së, Gabriel Escobar pas vizitës në Kosovë do të udhëtojnë drejt Serbisë.

Sipas mediave serbe ata do të priten në takim 12:45 nga presidenti Aleksandër Vuçiç.

Takimi do të jetë trepalësh ndërsa priten të diskutohen zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku Serbia ka vendosur barrikada.

Escobar dhe Lajçak ditën e djeshme zhvilluan takim me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit Lajçak ka deklaruar se barrikadat është mirë të largohen me marrëveshje dhe jo me buldozerë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026