Fjalori banal tek fëmijët po bëhet modë, sociologët: Prindërit të jenë të vëmendshëm
Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku duket një e mitur që përdor një fjalor mjaft banal teksa komunikon me një grua të moshuar.
Një fjalor i tillë ka ngritur shqetësimin e shumë personave për mënyrën sesi po rriten fëmijët sot.
“Pata shumë mësuese dhe edukatore që më thanë; ne këto i dëgjojmë përditë, aq shumë sa tashmë nuk i luftojmë dot pasi është prindi kundër mësuesit. I dëgjojmë këto të shara në gjuhën angleze dhe si formë mode, trendi, si diçka që përcjell humor tek familjarët. Unë uroj që prindërit realisht nuk e dinë ose janë në fazën që nuk duan ta besojnë që fëmija i tyre është në këtë lloj niveli”, thotë Marsida Simo, sociologe.
Një gjuhë e tillë po vihet re vitet e fundit si brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës. Sociologët thonë se rrjetet sociale po ndikojnë që kjo mënyrë komunikimi të shihet edhe si diçka në modë.
“Ku janë prindërit?! Këta prindër që duan të bëjnë fëmijë duan të ndryshojnë botën. Dalin me pankarta dhe bëjnë thirrje, statuse dhe bëjnë kritika. Po ku janë këta prindër në familjet e tyre, që udhëheqin? Nëse po flasim për politika që nuk i pëlqejnë, atëherë çfarë ke bërë ti për politikat e tua në shtëpi?” shprehet sociologia.
Ekspertët ngrenë alarmin se familjet duhet të jenë më të vëmendshme kur fëmija përdor edhe në shtëpi një gjuhë të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta