Armando Broja pas dëmtimit: Do të rikthehem më i fortë se kurrë

14 Dhjetor 2022 | 16:58

Futbollisti shqiptar, Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren me Chelsea-n, gjë që do ta mbajë atë jashtë përgjatë sezonit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka falënderuar të gjithë që e kanë mbështetur dhe theksoi se do të rikthehet më i fortë se kurrë.

“Më vjen keq që më duhet ta mbyll kështu vitin 2022. Ishte e vështirë për të përpunuar gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur se do të rikthehem më i fortë dhe më mirë se më parë.

Secili ka rrugëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetëse. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjitha. Do të kthehem së shpejti”, shkroi 21-vjeçari në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armando (@armando.broja)

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026