Argjentina në finale, sot Franca përballet me Marokun
Argjentina është finalistja e parë e kupës së botës që zhvillohet në Katar, pas fitores 3-0 ndaj Kroacisë. Skuadra e Lionel Skalonit dominoi plotësisht ndaj kundërshtarit, ndërkohë kroatët e patën të pamundur të reagojnë.
Të besuarit e Daliç shfaqën shenja lodhje, gjë që u shfrytëzua maksimalisht nga kunëdrshtari, i cili gjeti golin me Messin në minutën e 34’. 5 minuta më vonë, pakujdesia në mbrojtjen e kroatëve, i dha mundësinë Alvarezit të dyfishonte rezultatin.
Në pjesën e dytë ishte sërish Alvarez që vulosi fitoren 3-0, pas një asisti fantastik nga kapiteni Messi, duke e dërguar në rrjetë.
Albiçelestët do të njohin sot në mbrëmje kundërshtarin e tyre, ku do të jetë njëri prej Francës apo Marokut. Ndeshja zhvillohet në Al Bajat Stedium, teksa të dyja skuadrat vijnë me mungesa. Gjelat e drejtuar nga Deshomp shihen favoritë, teksa në anën tjetër Maroku premton se do të jetë një kockë e fortë, për fakti nse ka eleminuar Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë.
Ndeshja do të gjykohet nga meksikani Ramos, teksa në këtë impiant modern priten më tepër se 70 mijë të pranishëm.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë