Stuhi dëbore në SHBA, të paktën tre viktima, mes tyre një 8-vjeçar

15 Dhjetor 2022 | 07:35

Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi një stuhi e fuqishme dëbore pushtoi pjesën lindore të SHBA-ve, duke shkaktuar tornado në qytete të ndryshme.

Një djalë i ri dhe nëna e tij humbën jetën në Luiziana, kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një tornado, raporton BBC.

Stuhia vdekjeprurëse solli gjithashtu kushte të ngjashme me stuhinë në Midwest, me rrugë dhe shkolla të mbyllura në zonat ku trashësia e borës ka shkuar deri në 1.2 metra.

Rreth 3300 fluturime janë vonuar dhe mbi 150 të tjera janë anuluar.

Rreth 500,000 njerëz në katër shtete, Nebraska, Wyoming, Dakota e Jugut dhe Minesota, janë nën paralajmërime për stuhi me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura bore, që e bëjnë të vështirë udhëtimin.

Stuhi të forta parashikohen përgjatë bregut të Gjirit, duke përfshirë Luizianën, Misisippin, Alabamën dhe pjesë të Floridës. Ka gjithashtu paralajmërime për tornado në pjesë të Luizianës dhe Mississippit. Ekipet e shpëtimit kërkuan për orë të tëra për të gjetur nënën dhe djalin tetë vjeç që vdiqën në një zonë rurale pranë qytetit të Shreveport.

Trupi i pajetë i 8-vjeçarit u gjet në një zonë të pyllëzuar gjysmë milje larg shtëpisë së familjes.

Të paktën 18 tornado ranë në Teksas, Luiziana, Oklahoma dhe Misisipi të martën, duke plagosur banorë dhe duke shkatërruar shtëpi dhe ndërtesa, ndërsa guvernatori i Luizianës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026