Nurellari: Aventurat e Albin Kurtit sollën tension në Veri të Kosovës
Ditën e djeshme, në orën 11:00, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian e Kosovës nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.
Politologu Adri Nurellari tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se aplikimi në një situatë kaq të jashtëzakonshme është papërgjegjshmëri dhe prepotencë.
Sipas Nurellarit, me sjelljen e papjekur Kurti e ka vënë vendin në një situatë të re, ku serbët kanë epërsi.
“Kemi një situatë rendi të nderë në veri, ku një përshkallëzim i vogël mund të çojë në përplasje. Veriu është jashtë kontrollit të Kosovës; policia e vendosur aty është e rrezikuar. Kurti është duke marrë kritika për mënyrën se si po e menaxhon situatën. Në qëndrimet e Lajçak dhe Escobar, thuhet në mënyrë eksplicite që palët duhet të tërhiqen, duke lënë të kuptohet se serbët kanë pasur arsye për pakënaqësi. Me sjelljen e papjekur, Kurti e ka vënë vendin në një situatë të re ku serbët kanë epërsi”, tha Nurellari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar