Barrikadat në veri, NATO dhe BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet përmes dialogut
Rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës e Serbisë vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe të martën.
Serbët lokal në veri të Kosovës të udhëhequr nga Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi, ende nuk po pranojnë largimin e barrikadave. Ndërkohë, gjatë kësaj jave nuk është shënuar ndonjë incident.
Për situatën në veri ka reaguar NATO dhe BE.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për ‘France24’ ka deklaruar se duhet të shmangen deklaratat që kontribuojnë në eskalimin e konfliktit dhe të veprimeve.
Ai ka bërë të ditur se forcat e aleancës veri-atlantike ne Kosove janë të gatshme për të reaguar.
“Forcat tona janë duke vëzhguar situatën me shumë kujdes. Po bashkëpunojmë ngushtë edhe me BE. Kërkoj nga palët që të përmbahen nga retorika që kontribuon për eskalimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve”
Reagim pati edhe nga drejtuesit e KFOR-it.
“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri. KFOR-i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së”-ka reaguar KFOR.
Për situatën në veri foli edhe Shefi për Politikës të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian Josep Borrell.
“Bllokimi i rrugëve dhe njerëzit e armatosur në kufi janë të papranueshme. Kjo situatë duhet të përfundojë, barrikadat duhet të largohen, qetësia duhet të kthehet sërish. Këshilli Evropian u ka bërë të qartë të dy palëve që të përmbahen nga veprimet e dhunshme dhe provokative”- shprehet Josep Borrell.
Borrell bëri të ditur se shtetet e anëtare të Bashkimit Evropian janë të gatshme të dërgojnë më shumë njësite dhe mbështetje për Misionin EULEX në Kosovë. Vendosja e barrikadave në veri ka hyrë në ditën e katërt, duke e pamundësuar kështu lëvizjen drejt Serbisë, nga Jarinja dhe Bërnjaku. Kjo u bë nga ana e serbëve pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit 30 ditë.
Ai dyshohet se ka sulmuar policinë në Zveçan të enjten para mesnate, ku u plagos një efektiv policie. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka kërkuar ndërhyrjen e NATO-s në veri. Në anën tjetër, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka thënë se do të kërkojë nga KFOR-i lejimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Strategji kundër shqiptarëve, Sunak: Stop paligjshmërisë, oficerë në aeroport
- Grevat paralizojnë Britaninë, punonjësit bojkotojnë punën
- Komedia turke ‘pas zeros’, mashkëpunimi me aktorët shqiptarë mbushi teatrin e Korçës
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë