Senati amerikan ndalon Tik-Tok në telefonat zyrtarë të qeverisë
Senati amerikan ka miratuar një ligj që ndalon punonjësit e institucioneve federale të përdorin aplikacionin Tik-Tok në telefonat zyrtarë.
Në fillim të kësaj jave, Tik Tok u ndalua në telefonat zyrtarë në shtetet e Dakotës së Veriut dhe Iowa, Alabama dhe Utah. Ndësa Teksasi, Maryland dhe Dakota e Jugut kanë shpallur ndalime, raporton Reuters.
Në gusht 2020, Senati miratoi një projektligj që ndalon përdorimin e këtyre aplikacioneve në telefonat në pronësi të qeverisë.
Shërbimi i shtypit i Bytedance, i cili zotëron Tik-Tok, ka shprehur shqetësimin e tij për rregulloret e reja të administratës amerikane, për të cilat ata pretendojnë se bazohen në dezinformata dhe se janë të gatshëm të takohen me ligjvënësit amerikanë për të diskutuar hapur për operacionet e kompanisë.
“Ne jemi të zhgënjyer që kaq shumë vende janë bashkuar në miratimin e ligjeve bazuar në thashethemet e pabaza për Tik-Tok, që nuk do të avancojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në deklaratë.
Ligji i ri është masa e fundit e përfaqësuesve të SHBA-së në trajtimin e kompanive kineze dhe për shkak të frikës se Pekini mund të përdorë aplikacionet e tyre për të spiunuar qytetarët amerikanë, sipas Reuters.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta