UEFA fiton gjyqin kundër klubeve që kërkojnë të nisin Superligën

15 Dhjetor 2022 | 11:25

Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Europiane të Drejtësisë ka vendosur në favor të UEFA-s në lidhje me konfliktin mes organit drejtues të futbollit europian dhe klubeve (Real, Barça dhe Juve), që duan të shkëputen për të nisur Superligën. Vendimi përfundimtar i GJED-së pritet në vitin 2023, por duhet të ndjekë konkluzionet e Avokatit të Përgjithshëm.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë konsideron se rregullat e diktuara nga FIFA dhe UEFA në lidhje me futbollin janë në përputhje me ligjin evropian dhe për këtë arsye nisja e një gare të re duhet të jetë subjekt i miratimit paraprak të autoriteteve.

Në opinionin e tij të dhënë të enjten, Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë konsideron se FIFA dhe/ose UEFA kanë të drejtë të vendosin sanksione ndaj klubeve që shkelin rregullat e vendosura nga autoritetet në lidhje me krijimin e një gare evropiane.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026