Mostransparenca diskreditimi i Speciales, Gjykata nuk tregon nëse ka nisur hetim të brendshëm për dosjet

30 Shtator 2020 | 09:00

Të premten e 25 shtatorit, me urdhër-arrest të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në qendër të Prishtinës u prangos nga policët e misionit EULEX, kreu i OVL së UÇK, Hysni Gucati. Pas tij, edhe nënkryetari Nasim Haradinaj.

Të dy sipas Speciales kanë penguar drejtësinë si pasojë e bërjes publike të dokumenteve konfidenciale.

Por, nga kanë rrjedhur këto dokumente dhe a ka nisur hetim Specialja një hetim të brendshëm?

Euronews Albania ka pyetur Zyrën e Prokurorit të Specializuar në lidhje me rrjedhjen e informacioneve konfidenciale në publik.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk do të komentojë mbi këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Specialja i detyrohet publikut transparencë, edhe pse sipas tij, tani për tani mund të jetë herët për detajet.

“Sidoqoftë, kjo gjykatë e ka për obligim në radhë të parë në raport me publikun në Kosovë dhe në raport me faktorin ndërkombëtar dhe shtetet që e financojnë, të dalë e japë sqarime lidhur me të gjithë këtë që ka ndodhur kohëve të fundit”, thotë Ehat Miftaraj – Instituti i Kosovës për Drejtësi

Ai shton se Gjykata Speciale tani duhet të punojë shumë në rikthimin e besimit, sidomos tek dëshmitarët, sepse integriteti i saj është i dëmtuar.

“Çdo rrjedhje e informacionit e cila e cenon integritetin fizik apo sigurinë fizike e jurdike të personave të cilët janë dëshmitarë apo familjarëve të tyre, në një proces gjyqësor të një rëndësie kaq të pabazë siç është Gjykata Speciale, padyshim e cenon rëndë integritetin, kredibilitetin por edhe besueshmërinë e Gjykatës Speciale”, thotë z. Miftaraj.

Sipas avokatit Artan Qerkini, me rrjedhjen e dosjeve është dëmtuar kredibiliteti i Gjykatës Speciales.

“Gjithsesi, kjo në një mënyrë apo në një tjetër ka cenuar kredibilitetin dhe besueshmërinë në punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe Zyrën dhe Dhomave të Specializuara, pasi dihet se në çfarë forme duhet të bëhet distribuimi i provave”,  thotë avokati.

Gjykata Speciale është formuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026