Hill: Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it, por nevojitet një zgjidhje politike

15 Dhjetor 2022 | 16:37

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kërkesën për kthimin e një pjesë të trupave serbe në Kosovë, por theksoi se është e nevojshme një zgjidhje politike.

Sipas tij, ajo që duhet bërë, është qetësimi i situatës, dhe krijimi i paqes e stabilitetit në veri të Kosovës, shkruan N1.

Ai përmendi gjithashtu edhe formimin  e Asosacionit, për të cilën nënvizoi se duhet të ndodhë.

“Kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon një zgjidhje politike”. “Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhjeje ushtarake. Njerëzit që jetojnë atje mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Bashkësisë së Komunave Serbe,” tha Hill.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi pas seancës së 15 dhjetorit, do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.

Me këtë paralajmërim, ai iu përgjigj pranisë së shtuar të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, e cila është e banuar me shumicë serbe.

Rezoluta 1244, e miratuar në vitin 1999, ofroi një kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë, duke autorizuar vendosjen e një pranie ndërkombëtare, civile dhe ushtarake.

Ajo themeloi një administratë ndërkombëtare tranzitore dhe mbikëqyri tërheqjen e forcave ushtarake serbe nga Kosova.

Neni 4 vërteton se pas tërheqjes, një numri të personelit ushtarak dhe policor, jugosllav dhe serb, do t’i lejohet kthimi në Kosovë, për t’i ushtruar funksionet në përputhje me aneksin 2.

Neni 6 i aneksit 2 përmend funksionet e mëposhtme:

Ndërlidhja me misionin civil ndërkombëtar dhe me praninë ndërkombëtare të sigurisë; shënjimi/pastrimi i fushave të minuara; mbajtja e një pranie pranë objekteve të trashëgimisë serbe; mbajtja e një pranie në vendkalimet kryesore kufitare.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026