Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon tha se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian është hap i rëndësishëm.
Por, përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se integrimi në bllok varet edhe nga dialogu me Serbinë.
“Është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE. Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, shkroi ajo në Twitter.
Kosovo’s application for EU membership is an important step. It is crucial to bring the whole Western Balkans into the EU. The pace of #Kosovo’s 🇪🇺 integration will depend on its commitment to adopting necessary reforms & successful ending of #EU-led #Dialogue with Serbia.🇽🇰🇪🇺 https://t.co/vFbLoXY0qG
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 15, 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i dorëzoi të enjten Çekisë, vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Të mërkurën, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE u nënshkrua nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta