Përcaktohen gjyqtarët për finalen e Kupës së Botës

15 Dhjetor 2022 | 21:13

Gjyqtari polak, Szymon Marciniak do të ndajë drejtësinë në finalen e Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Francës dhe Argjentinës të dielën pasdite.

Marciniak, i cili do të ketë në ndihmë gjyqtarët, Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listiewicz, do të bëjë historinë duke u bërë gjyqtari i parë polak që ndan drejtësinë në një finale të Kupës së Botës, raporton KosovaPress.

Përcaktimi i Marciniak në finale është goditje drejt Anthony Taylor, i cili është ende në Katar, dhe Michael Oliver, i cili u dërgua në shtëpi nga FIFA.

Sipas “Sports Center”, shefi i gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina e ka zgjedhur Marciniak për finalen e Kupës së Botës që zhvillohet në stadiumin “Lusail Iconic” këtë të diele.

Collina ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e 41 vjeçarit gjatë Botërorit në Katar, dhe ka ndjerë se ai është njeriu i duhur për detyrën e gjyqtarit.

Marciniak ishte përgjegjës për ndarjen e drejtësisë në fitoren 2:1 të Francës në fazën e grupeve kundër Danimarkës, dhe për fitoren 2:1 të Argjentinës kundër Australisë në fazën eliminatore.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026