Merkel: Pritet të shtohen rastet e COVID-19, por s’do të ketë izolim kombëtar

30 Shtator 2020 | 15:10

Gjermania është e vendosur që të mos e lejojë në asnjë mënyrë mbylljen në shkallë kombëtare, duke gjurmuar vatrat e duke vepruar në mënyrë lokale.

“Duam të veprojmë në mënyrë lokale, për raste specifike dhe me një synim të caktuar, në vend që të izolojmë sërish të gjithë vendin. Izolimi duhet të shmanget me çdo kusht”, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

Ajo shtoi se rastet me COVID-19 pritet të shtohen me 19 mijë në tre muaj, nëse ruhet i njëjti ritëm si muajt e fundit.

Për sa i përket pushimeve të vjeshtës që bëjnë shkollat në Gjermani, Merkel tha se i këshillonte banorët që të udhëtonin brenda vendit.

Po ashtu, kancelarja gjermane veçoi Italinë si një vend ku rastet ishin të ulëta tani, pasi i kishin marrë masat me shumë kujdes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026