Vllaznia – Çelsea, Kupa e Kampionëve zbret sot në Loro Boriçi

16 Dhjetor 2022 | 13:32

Ekipi i Vllaznisë së Femrave shkruan historinë e futbollit shqiptar. Sot në orën 18:45, në Loro Boriçi zbret ekipi i Çelsea të Londrës në ndeshjen e rradhës për Kupën e Kampioneve të Femrave. Ekipi shkodran është në grupin e ferrit të Kupës së Kampionëve me Çelsea, Real Madrid dhe Paris St. Germain.

Në prag të ndeshjes, trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka u shpreh në konferencn për shtyp se sfida është e vështirë por pavarësisht kësaj kërkon një lojë sa më dinjitoze nga skuadra e tij. Për këtë trajneri Leka kërkoi edhe mbështetjen e lojtarit të 12-të në fushë, tifozëve të shumtë shkodranë. “Çelsea është një nga ekipet më të forta në Europë dhe është pretendente kryesore për të fituar Kupën e Kampioneve. Ekipi ynë do të përpiqet të bëjë më të mirën. Për ne është një përvojë pozitive, kemi mbështetjen e sponsorëve dhe tashmë kërkojmë mbështetjen e tifozëve pasi kjo është ndeshja e fundit e Kupës së kampioneve në Loro Boriçi për këtë sezon”,- tha trajneri Leka.

Futbollistja e Vllaznisë Megi Doçi thotë se do të futen në fushën e lojës për të dhënë maksimumin. “Është kundërshtar i vështirë dhe kryeson grupin tonë. Ne jemi përgatitur të luajmë taktikisht dhe të synojmë kundërsulmin. Është një eksperiencë e mrekullueshme sepse jo shpesh herë të jepet mundësia për të luajtur në Kupën e Kampionëve”, tha Megi Doçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026