Tirana fiton Superkupën, bardheblutë mposhtën Vllazninë 3-2
Tirana është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë për herë të 12-të në histori, pas një ndeshje dramatike ndaj Vllaznisë e cila u mbyll në shifrat 3-2.
Shkodranët u shfaqën më kërkues në minutat e para të sfidës, ku gjetën dhe golin me Esat Malën.
Barazimi do të vinte në mënyrë spektakolare, pas një goditje nga këndi me topin që shkoi në zonën e rreptësisë, aty ku braziliani Patrik aplikoi një roveshatë dhe e ndali në trekëndësh.
Me nisjen e pjesës së dytë Tirana do të rrëmbente avantazhin, me Florent Hasanin, teksa shkodranët do të barazonin me 11metërsh të fituar nga Mala. Gjuajtja e saktë erdhi nga këmbët e Liridon Latifit.
Kur gjithçka u duk se do të përfundonte në barazim, ishte i përherhshmi Redon Xhixha që vulosi fitoren 3-2 të Tiranës. Vllaznia e pafat pasi është sezoni i dytë radhazi që humbet ndeshjen e superkupës, fillimisht ndaj Teutës, e tashmë ndaj bardhebluve.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës