Dënimi me 26 vite burg i Salih Mustafës, reagon Kurti: Vendim indinjues
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e quajti indinjues vendimin e Gjykatës Speciale për Salih Mustafën i cili u dënua me 26 vite burg për krime lufte ndaj shqiptarëve.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kurti theksoi tha se mijëra vrasës serbë nuk janë dënuar dhe as gjykuar për mizoritë e kryera ndërsa Salih Mustafa është dënuar vetëm se ka luftuar kundër pushtuesve të vendit të vetë.
“Ndërkohë ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që i kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.
E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet. Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit? Mbetem me shpresën se institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit”-përfundon Kurti në reagimin e tij”- shkruan Kurti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kapen 11 kg kokainë e heroinë në autobusin me targa shqiptare në Kroaci, 2 në pranga
- Me kë janë tifozë shqiptarët? Barometri zbulon preferencat për skuadrat e mëdha
- 25 ditë nën ujë, mbi 2600 ha tokë në fshatin Obot dhe Dajç të përmbytura
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta