English

Me kë janë tifozë shqiptarët? Barometri zbulon preferencat për skuadrat e mëdha

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shqiptarët kanë treguar skuadrën e tyre të zemrës në kampionatin botëror të futbollit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Brazili ka rezultuar skuadra më e preferuar nga shqiptarët me 27.6%.

- Advertisement -

Një skuadër tjetër shumë e preferuar për shqiptarët, është Gjermania me 24.3%, ndërkohë që pasohet nga Italia me 14%, Argjentina me 10.7% dhe Hollanda me 5.5%.

Skuadrat të cilat kanë më pak tifozë shqiptarë, janë Portugalia me 4.2%, Franca me 4%, Spanja me 3.9% dhe Anglia me 2.2%. Ndërsa 3.5% e tyre bëjnë tifo për kombëtare të tjera.

Brazili është kombëtarja më e preferuar nga grupmosha 25-34 vjeç me 44.4% dhe më pak e pëlqyer nga grupmosha 55-64 vjeç me 19.1%. Gjermania është me pëlqyer nga grupmosha 65-75 vjeç me 34.3% dhe më pak e pëlqyer nga grupmosha 25-34% me 19.5%.

Italia është më e preferuar nga grupmosha 55-65 vjeç me 26.3% dhe më pak i preferuar nga grupmosha 18-24 vjeç me 6.6%. Argjentina preferohet më shumë nga grupmosha 45-54 vjeç me 18.6% dhe më pak e preferuar nga 25-34 vjeçarët me 5.1%.

Spanja është e preferuar më shumë nga grupmosha 18-24 vjeç dhe më pak e preferuar nga 45-54 vjeçarët me 1.8%. Portugalia është skuadra e zemrës për të rinjtë, pasi preferohet më shumë nga grupmosha 18-24 vjeç me 10.7% dhe aspak e preferuar nga grupmosha 44-65 vjeç me 0%.

Franca po ashtu është një skuadër që preferohet më shumë nga të rinjtë ku për grupmosha 18-24 vjeç është skuadra e zemrës me 7.3% ndërsa grupmosha që e ka më pak të preferuar 35-44 vjeç me 1.2%.

Nga ana tjetër, Holanda preferohet më shumë nga grupmosha 55-64 vjeç me 8.6% dhe më pak e preferuar nga grupmosha 18-24 vjeç me 2.6%.

40.5% e shqiptarëve kanë treguar se arsyeja pse janë bërë tifozë të një skuadre është një lojtar i caktuar. Për 32.2% të tyre, arsyeja është familja dhe për 12.3% ka ndikuar shoqëria në përzgjedhjen e skudrës së zemrës. Më pak ndikim kanë më të mëdhenjtë me 4.8%, konkurrenca me shokët 2.5%, 2.2% një ekip i këtij shteti dhe vetëm 0.2% ka ndikuar emigrimi.

Edhe pse për shumë gjëra ndikohemi nga familja kur vjen fjala për futboll, 51.9% e shqiptarëve pëlqejnë skuadra të ndryshme nga familjarët e tyre. Ndërsa 33% e tyre pëlqejnë të njëjtën skuadër.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×