Kriza e çmimeve varfëron shqiptarët, gjetjet e Barometrit
Barometri konfirmon përkeqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve për shkak të rritjes së çmimeve edhe në dy muajt e fundit.
53.4% e shqiptarëve tregojnë se situata ekonomike në familjet e tyre në muajin nëntor 2022 është përkeqësuar. 39.2% e tyre janë neutral dhe vetëm 7.4% e tyre kanë gjendje më të mirë ekonomike.
Situata vetëm është përkeqësuar krahasuar me muajin shtator, kur 51% e shqiptarëve janë shprehur se ekonomia e tyre familjare është përkeqësuar në muajin shtatorë 2022, pra 2.4% më pak se në muajin tetor. Ndërkohë që për muaj shtator 36% kanë qenë neutral, 3.2% më pak se në tetor dhe 12.8% janë shprehur se gjendja e tyre ekonomike është më e mirë, 5,4% më shumë se në tetor.
Krahasuar me një vit më parë, 63% e shqiptarëve kanë treguar se situata ekonomike në familjet e tyre është më e keqe. 35.8% janë shprehur se situata ekonomike në familjet e tyre krahasuar me një vit më parë është neutrale dhe vetëm 1.2% kanë një gjendje më të mirë ekonomike se një vit më parë.
Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresat e varfër. Nga ata që janë shprehur se situata e tyre ekonomike është me e keqe se një vit më parë, 78.9% e tyre janë me të ardhura të ulëta, 70.8% janë me të ardhura mesatare, 51.8% me të ardhura mesatarisht të larta dhe 45.5% janë me të ardhura të larta.
Më të prekur nga rritja e çmimeve janë zonat rurale, me 68.2% ndërsa mbrapa nuk mbeten as zonat urbane me 9.3% më pak, përkatësisht 58.9%.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kriza ekonomike tejkalon partitë, edhe socialistët të pakënaqur me masat e qeverisë
- 66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)





