Virusi RSV në qarkullim? Mjekët: Po prek fëmijët, temperatura zgjat deri në 10 ditë
Mungesa e mjekësve në Klos, e ka detyruar këtë nënë të vijë dhe të marrë mjekim për fëmijët, në Tiranë.
“Unë jetoj në Klos. Kemi ardhur sepse kërkojmë një specializim më shumë dhe mundësitë janë në Tiranë”- shprehet e moshuara.
Në pediatrinë në Tiranë, ka një numër të lartë vizitash. Virusi RSV, i cili dyshohet se po qarkullon në vendin tonë, ka bërë që prindërit të kërkojnë ndihmën e mjekëve.
“Djali ka mbi 10 ditë që ka shqetësime, kanë ardhur në ngritje në 48 orët e fundit. Kollën e ka të vazhdueshme sidomos gjatë natës. Nuk e dimë, të dy i kam sëmurë, tjetri është në situatë më të agravuar. I kam pas vjet në një njëjtën periudhë por jo në këtë fazë. Tani po na duket më shumë shqetësuese”- thotë një prind.
Mjekët thonë se pasojat e Covid, kanë ndikuar që të ketë një përkeqësim të pacientëve të prekur, kryesisht janë fëmijët.
“Fluksi në këtë periudhë një mujore ka qenë 300-350 vizita në 24 orë. Këtu janë dhe fëmijët e tiranë, por vijnë dhe rrethet për një trajtim më të specializuar. Shenjat e para që shfaqin janë kolla e vazhdueshme, temperatura që zgjat 7-8 ditë. Gjendja e fëmijëve këtë vit është më e rënde. Virusi RSV ka lidhje por dhe rastet post covid, që kemi pasur një rënie imuniteti”- nënvizon Përparim Shira, mjek pediatër.
Deri më tani nuk ka një konfirmim të virusit të rrugëve respiratore nga ISHP, megjithatë mjekët bëjnë thirrje që prindërit të kenë kujdes dhe të mos i ekspozojnë fëmijët, në ambientet të mbipopulluara.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shumica e shqiptarëve duan një kombëtare futbolli të përbashkët Kosovë-Shqipëri
- Jole apo Filo, kush do jetë kandidati i PS për Korçën? Si përgjigjet deputetja Zake
- Kapen 11 kg kokainë e heroinë në autobusin me targa shqiptare në Kroaci, 2 në pranga
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni