Kaos në Portin e Durrësit, mbi 100 kamionë e autobusë bllokohen në skaner

17 Dhjetor 2022 | 15:49

Mbi 100 kamionë e autobusë mbetën të bllokuar mbrëmjen e së premtes në doganë në pikë-kalimin e Portit të Durrësit.

Ndonëse në pritje që prej orës 14:00, shoferët e humbën tragetin e orës 19:00 të linjës Durrës-Ankona.

“Rri nga ora 14:15 e deri tani në rradhë atje. Ne kemi humbur tragetin sot, të gjithë e kanë humbur”, u shprehën disa prej shoferëve.

Sipas tyre, shkak është bërë kalimi pa radhë dhe procedurat e tejzgjatura.

“Nëse trageti ka një orar, në orën 5 niset, këta duhet të ndërpresin çdolloj skanimi që të mbarojë punë trageti, kurse këtu futen pa rradhë”, tha një shofer.

Ky është vetëm fillimi i problemeve për ta. Në skanerin në dalje të portit më të madh në vend kalon çdo lloj mjeti që imbarkohet në tragete, duke nisur nga automjetet e vogla, e deri tek trajlerat.

Kjo shpesh shkakton vonesa në skaner, që më pas sjellin si rezultat nisjen me disa orë vonesë të trageteve, ose siç u pa, edhe humbjen e lundrimit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026