Rama vendos ‘kusht’ për kompanitë që shfaqin interes për ndërtimin e portit të ri
“Cilado kompani që do marrë përsipër operimin e portit, jo vetëm t’i ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike.”
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit për portin e ri tregtar të Durrësit, ku theksoi se kompania e cila do të ndërtojë portin, duhet të jetë nga një mik i NATO-s.
Sipas Ramës, në dekadën e parë, porti i ri do t’i sjellë ekonomisë shqiptare rreth 8 miliardë euro.
“Na duhet që cilado kompani që do marrë përsipër operimin e portit, jo vetëm t’i ketë të gjitha standardet, por edhe të jetë kompani që vjen nga një vend jo kundërshtar ndaj aleancës Euro-Atlanatike.
Më në fund edhe në bëjmë atë që kanë bërë më parë: kthejmë në një aset me vlerë të lartë ekonomike portin e vjetër duke larguar nga zemra e qytetit mallrat, qymyrin, ndotjen dhe duke i dhënë zemrës që qytetit një zhvillim fantastik. Në dekadën e parë do i sjellë ekonomisë sonë rreth 8 miliardë euro”, theksoi Rama.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta