Porti i Durrësit, Balluku: Alabbar i shqetësuar nga reagimet e opozitës
Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëkohësisht zv.kryeministre, Belinda Balluku tha se ka pasur një shqetësim nga ana e biznesmenit Mohamed Alabbar për reagimet e opozitës në lidhje me zhvillimin e projektit të Portit të Durrësit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo është shprehur se kanë marrë telefonata nga stafi i Alabbar për mënyrën se si janë etiketuar nga deputetët demokratë.
Ndër të tjera ajo tha se në lidhje me reagimet e opozitës është sqaruar biznesmeni dhe stafi i tij, dërsa ka shtuar se këto të fundit kanë nisur punën për projektin.
“Ka pasur një shqetësim të shprehur prej tij. Në ditët e para kur ndodheshim në fazën e komisioneve, reagimi i deputetëve të opozitës në komision, padyshim e ka shqetësuar kompaninë “Eagle Hill”. Kemi marrë dhe telefonata nga ana e tyre që shprehnin pakënaqësitë për mënyrën se si janë etiketuar. Ata po monitorojnë të gjithë ecurinë. Sot si Alabbar dhe pjesëtarë të tjerë të kompanisë janë sqaruar. Janë duke punuar fuqishëm sigurisht duke pritur të gjitha afatet kohore të zbardhjes së vendimit dhe të aprovimit në rast se kjo do të ndodh presidenti”- u shpreh Balluku.
Ministrja deklaroi se ka pasur shumë kërkesa nga shqiptarët e diasporës që të jenë pjesë e këtij projekti, pra për të blerë prona.
“Ka pasur një ‘boom’ kërkesash që i vijnë nga shqiptarët e diasporës që kërkojnë të jenë pjesë e këtij projekti për të blerë prona në këtë projekt”- përfundoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- 730 gazetarë dhe 14 delegacione sot në Tiranë, Belinda Balluku jep detajet e samitit
- Balluku: Në samitin e së martës do firmosen marrëveshje të rëndësishme
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve